Aktualitet

Aksident i rëndë në Shënavlash, makina përplas për vdekje 20-vjeçarin

Mësohet se në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina një automjet ka përplasur një këmbësor 20-vjeçar.

22 Mars 2024, 17:32 Nga N.F
Aksident i rëndë në Shënavlash, makina përplas për
Foto ilustruese

SHËNAVLASH- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shënavlash. Mësohet se në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina një automjet ka përplasur një këmbësor 20-vjeçar.

Në njoftimin e policisë mësohet se i riu ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë shoferi 33-vjeçar i mjetit i cili përplasi të riun është shoqëruar në polici.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak. Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

aksident 1 viktime ne kosove

Sondazh

Poll