Aktualitet

Policia e Shtetit zhvilloi konkursin për gradat/ Përfundon faza e parë dhe e dytë, javën e ardhshme do të realizohet testimi i fundit

Ky proces kalon në tre faza, në fazën e parë shqyrtohet përmbushja e kritereve dhe pikët e dosjes, në fazën e dyte realizohet testimi me shkrim dhe në fazën e tretë testimi me gojë.

21 Mars 2024, 18:57 Nga S.N

 

Policia e Shtetit zhvilloi konkursin për gradat/ Përfundon faza e
Foto Ilustrim

TIRANË- Në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe në Pallatin e Kongreseve, prej ditësh ka nisur testimi me shkrim për konkurimin e gradave Drejtues, Drejtues i Parë, kryekomisar dhe komisar në Policinë e Shtetit.

Informacioii i siguruar nga News24 tregon detajet e procesit, fillimisht do të jepen gradat për 12 Drejtues të Parë,më pas 40 drejtues, 200 kryekomisarë dhe 320 komisarë. Ky proces kalon në tre faza, në fazën e parë shqyrtohet përmbushja e kritereve dhe pikët e dosjes, në fazën e dyte realizohet testimi me shkrim dhe në fazën e tretë testimi me gojë.

Deri më tani kanë përfunduar dy fazat e para të këtij konkursi. Për gradën Drejtues kanë konkuruar 88 komisarë, ndërsa për gradën Drejtues i parë kanë konkuruar 20 drejtues aktualë. 600 nënkomisarë po konkurojnë për komisar dhe 320 komisarë po testohen për 200 vende kryekomisarë.

Testimi i fundit, ai me gojë që përbën fazën e tretë do të jepet javës tjetër dhe më pas do të përcaktohet marrja e gradës. Procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standarteve Profesionale, AMP dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë në Policinë e Shtetit, por ky proces nuk ka qenë transparent për publikun dhe median.

Policia tha se lisita e pikëve është publike vetëm për punonjësit e policiësë dhe jo për qytetarët. Ky proces vjen teksa 9 muajt e fundit hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe SPAK kanë çuar në arrestimin e shefave apo drejtues policie që rezultonin të impikuar në botën e krimit.

policia e shtetit

Sondazh

Poll