Bota

FOTO/ Mbretëresha Camilla në mbështetje të Kate Middleton, aksesori 10 milionë dollarësh tregon lidhjen mes tyre

Ishin të shumta reagimet pasi mendohet se zgjedhja e saj mund të ketë qenë një mbështetje për Kate Middleton.

21 Mars 2024, 10:40 Nga S.B
FOTO/ Mbretëresha Camilla në mbështetje të Kate Middleton,
Camilla dhe Kate

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Camilla së fundmi vizitoi Ishullin e Manit dhe karfica e saj e madhe me safirë dhe diamantë e vendosur në anën e majtë të palltos mori të gjithë vëmendjen. Ishin të shumta reagimet pasi mendohet se zgjedhja e saj mund të ketë qenë një mbështetje për Kate Middleton.

Mbretëresha 76-vjeçare kishte vendosur një karficë historike që i përkiste Mbretëreshës Viktoria, e veshur me një dizajn blu të ndezur që i ngjan shumë unazës ikonike të martesës së Princeshës së Uellsit.

FOTO/ Mbretëresha Camilla në mbështetje të Kate Middleton,
Camilla

Karfica u porosit nga Princi Albert dhe iu dorëzua Mbretëreshës Viktoria në ditën e tyre të dasmës në vitin 1840, dhe vlen rreth 10.1 milionë dollarë. Ngjashmëritë e saj me unazën e Kate nuk janë të rastësishme pasi thuhet se karfica ka frymëzuar dizajnin për unazën e Middleton, e cila fillimisht iu dha princeshës Diana nga Princi Charles.

FOTO/ Mbretëresha Camilla në mbështetje të Kate Middleton,
Kate Middleton

kate middleton mbreteresha camilla

Sondazh

Poll