Politike

Marrëveshja e vitit 2008, Sula: Rama dhe Berisha janë dy ata që ndryshuan Kodin Zgjedhor

Sula tha se personazhet kryesore të asaj marrëveshje janë ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kryeministri aktual, Edi Rama. Ai shtoi se është krenar që ka votuar kundër ndryshimeve kushtetuese të atij vitit.

21 Mars 2024, 11:10 Nga M.B
Marrëveshja e vitit 2008, Sula: Rama dhe Berisha janë dy ata që
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli sot në seancën plenare në lidhje me marrëveshjet e vitit 2008, për ndryshimin e kodit zgjedhor. Sula tha se personazhet kryesore të asaj marrëveshje janë ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kryeministri aktual, Edi Rama. Ai shtoi se është krenar që ka votuar kundër ndryshimeve kushtetuese të atij vitit. Sula tha se në atë kohë u ushtura presion që ta votonin marrëveshjen, por disa prej tyre nuk u dorëzuan. 

"Po flitet për marrëveshjen e vitit 2008. Për fat të mirë jemi 10 burra që kemi qenë në atë marrëveshje. Por mungojnë dy personazhet kryesore, zoti Berisha që e keni burgosur atje dhe Rama që nuk vjen këtu. Këta dy persona e di se pse është ndryshuar kodi zgjedhor në vitin 2008.

Nuk e quaj veten aq të arrirë, por jam krenar që bashkë me Mediun dhe të tjerë, kemi votuar kundër ndryshimeve kushtetuese të atij vitit dhe ishte ky parlament që iu nënshtruan asaj marrëveshje. Ata ndryshime e dëmtuan demokracinë, por ku ishin atëherë ata deputetët.

E dimë shumë mirë presionin që na ushtruan për të votuar dhe nuk u dorëzuam, sepse e dinim që do të vinin në parlament të fortit dhe do të dhunohej demokracia. Përpara se të flisni  ktheni kokën mbrapa, mendoni se çfarë keni thënë, sepse historia ju gjykon", tha Sula.

seance plenare 21 mars 2024

Sondazh

Poll