Politike

Spiropali: Komisioni i Reformës Zgjedhore, më i gjati dhe pa produkt për faj të opozitës

Spiropali tha se për çdo deputet apo forcë politikë është e qartë që rruga radikale nuk të çon askund.

21 Mars 2024, 10:55 Nga M.B
Spiropali: Komisioni i Reformës Zgjedhore, më i gjati dhe pa produkt
Elisa Spiropali

TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj sot në seancën plenare, tha se është mirë t’i shohësh të gjithë deputetët nëpër vende. Spiropali tha se për çdo deputet apo forcë politikë është e qartë që rruga radikale nuk të çon askund. Për Komisionin e Roformës Zgjedhore, ajo tha se ky është komisioni më i gjatë dhe pa produkt, pro kjo sipas saj për faj  të opozitës dhe jo mazhorancës.

Ajo tha se sa i takon listat e hapura, votën diasporës dhe të tjerë, ata kishin ende kohë t’i diskutonin. Spiropali iu drejtua opozitës duke i thënë se debatet që kanë bashkë, t'i mbanin me njëri-tjetrin.

"Është  mirë t’i shohësh të gjithë deputetet në vendin e tyre, sepse në fund kjo është detyra e deputetit, të flasë dhe të jap opsione , alternative, të marre pjesë në një kuvend ku ne jemi konkurrent politik , por nuk jemi armiq dhe nuk e luftojmë njeri tjetrin me cdo mjet. Për cdo deputet dhe force politike është e qartë  që me rrugën radikale  nuk shkon askund. Gjithmonë është më mirë që të ulesh dhe të gjesh fjalën për të rënë dakord. Unë besoj se sot nuk ishte e nevojshme që ne t’i mundonin edhe ambasadorët, të vijnë në seanca dhe të na shohin se si pajtohemi. Ne e kemi për të detyrë të bëjmë punën tonë. Për këtë i përgëzoj të gjithë deputetët , që mbërritën në këtë konkluzion.

Sa i takon atyre që ngrihen dhe me forcë deklarojnë se marrëveshje e 2008 janë pjesë e politikës së vjetër, dua t’i kujtoj që kanë qenë ata që e kanë ngritur lart këtë marrëveshje. Nuk e mbaj unë mend  Bashën dhe Alibeaj të flisnin kundër kësaj marrëveshje. Nuk mund të na akuzosh ne se po duam të bëjmë një reformë  me mendjen tonë. Ne e ngritëm atë për të gjetur dakordësinë. Ne nuk jemi aty që të presim ultimatume qesharake. Ne jemi aty për të adresuar rekomandimet e ODHR, ky është komisioni më i gjatë dhe pa produkt dhe jo prej nesh, por prej jush. Sa i takon listat e hapura, votën  diasporës dhe të tjerë, ne kemi ende kohë t’i diskutojmë.

Kemi qenë ne që i kemi përfshirë së pari këto opsione . Ju lutem debatet që keni me njëri-tjetrin, mbajeni aty  dhe zgjidheni me njëri tjetrin. Sa i takon  dhunës, unë besoj se deputetët që kanë dhunuar nuk janë më të përshtatshmit për të dalë dhe për të folur këtu për dhunën. Sigurisht dhuna nuk është e pranueshme në asnjë rast dhe shpjegimet janë dhënë. Unë shpresoj që ajo dhunë që është ushtruar këtu të mos përsëritet. Me vjen keq për deputeten që foli, por besoj që është shembulli më ekstrem kur një deputetet dhunon të tjerët", tha Spiropali.

seance plenare 21 mars 2024

Sondazh

Poll