Politike

Reforma zgjedhore, Çuçi: Po presim raportin përfundimtar të komisionit

Ai gjatë fjalës së tij foli në lidhje me mbarimin e mandatit për komisionin e Reformës Zgjedhore ku tha se nuk do të ketë një produkt përfundimtar, për vetë mënyrën se si ky komision është trajtuar.

21 Mars 2024, 10:42 Nga N.F
Reforma zgjedhore, Çuçi: Po presim raportin përfundimtar
Bledi Çuçi

TIRANË- Ditën e sotmë është rikthyer në normslitet Kuvendi ku është mbatur edhe seanca e radhës. Gjatë kësaj seancë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij përgëzoi kthimin në normalitet të jetës parlamentare. Çuçi vlerësoi rikthimin e opozitës në Parlament dhe përfundimin e atij që ai e quajti "aksion absurd".

“E përshëndes kthimin e kolegëve në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe, por pavarësisht nga shkaqet që i kanë bërë të kthehen, mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale parlamentare", tha Çuçi.

Ai gjatë fjalës së tij foli në lidhje me mbarimin e mandatit për komisionin e Reformës Zgjedhore ku tha se nuk do të ketë një produkt përfundimtar, për vetë mënyrën se si ky komision është trajtuar.

“Përgëzoj rikthimin në normalitet të sallës. Siç duket kanë nisur të lexojnë dhe sondazhet., Pavarësisht nga arsyeja që i ka bërë të kthehen në Kuvend, mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale parlamentare në Shqipëri, për një vend që pret të bëhet anëtare e BE. Thirrja e zotit Basha ishte e drejtpërdrejtë, e dyta si një deklarim i kapitullimit të komisionit të reformës zgjedhore, nga ana e Aliebeajt.

Sot mbaron afati i këtij komisioni dhe për fat të keq po presim produktin e këtij komisioni, por duket nga deklarimet e zotit Alibeaj për mënyrën se si e trajtoi. Alibeaj e tha se produkti i këtij komisioni do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar në parlament. Por çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tonë. Ky është dhe burimi i dështimit të këtij komisioni.

Gjithsesi ne do të presim rekomandimet e komisionit, do ti shqyrtojmë dhe do të mbajmë një qëndrim në Parlament. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo jo listat e hapur, po ne jemi ata që kemi votuar që emigrantët të votojnë. Të gjithë këto janë adresuar dhe do presim rezultatet e komisionit bipartizan që ka zgjat më shumë se askush tjetër dhe si duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, tha Çuçi.

Çuçi ps seanca plenare 21 mars 2024

Sondazh

Poll