Bota

Me doreza boksi duke grushtuar një thes, fotot e Macron shkaktojnë reagime: Zgjedhje komunikimi mjaft zhgënjyese

Fotot e presidentit francez, të postuara në Instagram të martën nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonnière, janë edituar në bardh e zi dhe e tregojnë presidentin teksa stërvitet.

21 Mars 2024, 09:50 Nga M.B
Me doreza boksi duke grushtuar një thes, fotot e Macron shkaktojnë

FRANCA- Publikimi i fotove që tregojnë presidentin Emmanuel Macron, duke goditur një thes boksi, kanë sjellë reagime të ndryshme në Francë. Fotot e presidentit francez, të postuara në Instagram të martën nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonnière, janë edituar në bardh e zi dhe e tregojnë presidentin teksa stërvitet. Përdoruesit e mediave sociale filluan ta krahasojnë atë me Rocky Balboa, ndërsa të tjerë komentuan kohën e shfaqjes së fotove, pasi Macron i ka bërë thirrje Evropës që të rrisë reagimin e saj ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Disa thanë se fotot e tregonin atë duke u përgatitur për t'u përballur me Presidentin Vladimir Putin, i cili nuk është i panjohur për fotosesionet e krijuara për të treguar aftësitë e tij sportive.

Revista "Femme Actuelle" i përshkroi fotot duke shkruar se ato tregonin "burrin e Brigitte Macron" me "një vështrim të vendosur, sikur ai dëshiron të bëjë betejë me kundërshtarin e tij . Ai duket se godet aq fort, veshur me bluzë të zezë.”

Komentues të tjerë u shprehën të shqetësuar për imazhet. Deputetja franceze e të Gjelbërve, Sandrine Rousseau ripostoi një nga fotot me komentin, “Çfarë disfate për progresivizmin. Dhe çfarë varfërie komunikimi politik.”

Duke shkruar në gazetën Libération të qendrës së majtë, Jonathan Bouchet-Petersen tha se fotot ishin një "zgjedhje komunikimi mjaft zhgënjyese". Éric Anceau, një profesor historie në Universitetin e Lorraines, shkroi në X se fotot ishin pjesë e 'burrërisë' neo-populiste që disa liderë e duan sot, duke përfshirë dhe Vladimir Putin. Putin më parë është fotografuar duke peshkuar, duke gjuajtur dhe hipur me gjoks të zhveshur, duke luajtur hokej mbi akull, duke mposhtur kundërshtarët e tij në xhudo dhe duke hipur në tanke dhe nëndetëse.

Gruaja e presidenti, Brigitte Macron zbuloi vitin e kaluar në një intervistë për Paris Match se bashkëshorti i saj ushtron boskin dy herë në javë. Më parë ai ka pozuar me doreza boksi për të promovuar stërvitjen përpara Olimpiadës së Parisit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Soazig de la Moissonnière (@soazigdelamoissonniere)

emmanuel macron

Sondazh

Poll