Bota

Influencuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion, reagime të shumta në Spanjë për këtë vendim

Edhe pse e krijuar me AI, Renai do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Ashtu si pamja dhe paraqitja e saj edhe zëri nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto.

21 Mars 2024, 09:57 Nga N.F
Influencuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në
Alba Renai

SPANJË-  Influencuese virtuale, Alba Renai do të jetë prezantuesja më e re në televizon. Edhe pse e krijuar me AI, Renai do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Ashtu si pamja dhe paraqitja e saj edhe zëri nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto.

Ky veprim ka sjellë reagime ku ndjekësit  pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.  Noonoouri, një personazh digjital i krijuar nga Joerg Zuber, është influencuesja më e fundit virtuale me flokë blu dhe me fytyrë kukulle që ka arritur të nënshkruajë një kontratë menaxhimi.

Vokali i saj, i ndërtuar pjesërisht duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale e ka kthyer atë në një “popstar AI”. Dhe ndërsa Warner Music thotë se inteligjenca artificiale luajti vetëm një rol të vogël në krijimin e vokalit të Noonoouri, nënshkrimi i saj vjen ende mes shqetësimeve në rritje mbi rolin që luan AI në krijimin e muzikës.

Marec Lerche, kreu i zhvillimit të biznesit në Warner Music Central Europe, thotë se Noonoouri dhe krijimet digjitale si ajo mund t’u ofrojnë shtëpive diskografike më shumë eksperimentim dhe fleksibilitet. Ekspertja e muzikës Shara Rambarran thotë se influencuesit virtualë të kthyer në yje pop-i që hyjnë në arenë mund të shqetësojnë muzikantët në jetën reale.

alba renai prezantim spanje

Sondazh

Poll