Bota

"Valencia po digjet", Spanja pret pranverën, festivali me djegien e objekteve shkakton probleme

Çdo qytet dhe vend ka zakonet e veta për të pritur praverën në Spanjë.

21 Mars 2024, 09:28 Nga M.B
"Valencia po digjet", Spanja pret pranverën, festivali me djegien
Foto nga festivali

SPANJA- Festivali tradicional për ardhjen e pranverës përfundon me djegien e skulpturave në Valencia të Spanjës. Çdo qytet dhe vend ka zakonet e veta për të pritur praverën në Spanjë. Në qytetin e Valencias mbahet festivali tradicional “La Fallas”, ku digjen skulpturat e artistëve që i kanë krijuar gjatë vitit të kaluar për këtë ditë. Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar ka vazhduar djegie e krijimeve të artistëve spanjollë.

Megjithatë, kryetarja e qytetit spanjoll, Maria Jose Catala, ka pohuar se duhet të fillojnë të zbatojnë një dorë të ashpër kundër "jocivilizmit" dhe të zbatojmë dënimet maksimale ndaj atyre që nuk respektojnë përdorimin e mjeteve piroteknike. Parqet, lulishtet dhe mjediset kulturore kanë pësuar dëme të mëdha këtë vit si pasojë e numrit të madh të pjesëmarrësve dhe vandalizmit.

 

 

pranvera ne spanje

Sondazh

Poll