Bota

Netanyahu i vendosur për ndërhyrjen: Plani i evakuimit të Rafahut do të miratohet së shpejti

Ka rreth 1.4 milionë njerëz në Rafah, shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë nga pjesë të tjera të Gazës. 

21 Mars 2024, 09:15 Nga r.ll
Netanyahu i vendosur për ndërhyrjen: Plani i evakuimit të Rafahut
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se qeveria e tij së shpejti do të miratojë një plan për evakuimin e civilëve nga qyteti jugor Rafah i Gazës, dhe se një ofensivë e planifikuar ushtarake në zonë do të vazhdojë për të përfunduar fitoren ndaj Hamasit. Në një mesazh për qytetarët e Izraelit, Netanyahu tha se donte të jepte një përditësim mbi bisedën e tij të fundit me presidentin amerikan Joe Biden. 

“Në fillim ramë dakord që Hamasi të eliminohej. Por gjatë luftës, nuk është sekret, ne kishim dallime në mendime për mënyrën më të mirë për të arritur këtë qëllim”.

“Ka pasur raste kur kemi rënë dakord me miqtë tanë dhe ka pasur raste kur nuk jemi pajtuar me ta”, tha ai.

“Së shpejti do të miratojmë gjithashtu planin për evakuimin e popullatës civile nga zonat e betejës”, tha Netanyahu.

Por ai përsëriti se në bisedën e tyre, Biden kërkoi që ai t'i prezantojë propozimet në fushën humanitare dhe për çështje të tjera. Sipas zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, një delegacion izraelit do të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme për diskutime mbi ato propozime. Netanyahu tha se Izraeli gjithmonë bëri atë që ishte thelbësore për sigurinë e tyre dhe se do ta bëjnë këtë edhe këtë herë. Por ai sugjeroi se një operacion në Rafah nuk ishte i afërt.

“Ndërsa jemi duke u përgatitur për të hyrë në Rafah, e cila do të marrë pak kohë, ne vazhdojmë të operojmë me gjithë fuqinë tonë”, tha Netanyahu, duke iu referuar operacioneve tokësore në vazhdim në Khan Younis, në kampet qendrore, në eliminimin dhe kapjen e zyrtarëve të lartë të Hamasit. Ka rreth 1.4 milionë njerëz në Rafah, shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë nga pjesë të tjera të Gazës. 

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll