Aktualitet

Rrëfimi tronditës i nënës së Aleksandër Sadikajt: Vrasësi i djalit erdhi në funeral dhe i mbajti arkivolin…

Edhe pse hetimet nuk kanë dalë në konkluzione, Silvana Sadikaj nuk nguron të akuzojë publikisht Ledjan Alushajn për eliminimin e djalit të saj.

20 Mars 2024, 22:44 Nga r.ll
Rrëfimi tronditës i nënës së Aleksandër Sadikajt:
SILVANA SADIKAJ

TIRANË -“Ka vetë presoni që ka ardhur nga ai që ka ardhur në krahë e ka puthur dhe e ka përcjellë edhe në apartamentin e fundit ka qënë vetë Ledjoni. 3 ditë para djalit ime puthe i përkëdhekte fëmijën dhe i kishte blerë dhurata për fëmijën e tij dhe ky erdhi dhe e vrau pa pikë turpi pas një jave i bëri dhe ditlindjen dhe numëroi ditët sa kaloi një ditë dhe e hodhi në erë e vrau djalin” u. shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Edhe pse hetimet nuk kanë dalë në konkluzione, Silvana Sadikaj nuk nguron të akuzojë publikisht Ledjan Alushajn për eliminimin e djalit të saj. Teksa ngre gishtin e parë, ajo zbulon disa të cilat sipas saj e kanë bërë të jetë bindur në pistën që tregon.

“Ne kemi dëshmitarë që dëshmojnë që i kanë çuar makinat tek dajua e Ledit në Cakran më kanë thënë dhe vetë djali dhe një shoqëri e Aleksandrit që dëshmojnë për këtë punë. Që e coi për ta rregulluar po pse duhej të vazhdonte në Cakran të Fierit kur ka shërbim në Shqipëri. E ka çuar te daja i tij që ka vetëm një material ndërtimi atje. Atje i është kjo eksplozivi” u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj

Pak muaj pas atentatit, nëna e Sadikaj, pas hetimeve private që familja kreu, kërkoi të takojë personalisht Ledjanin. Ajo ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës për tu takuar me të, pasi donte të dinte varjantin e historisë nga Ledjan Alushaj. Por ky i fundit nuk ka pranuar ta takojë.

“Kam shkuar deri te shtëpia deri te BlueSky dhe nuk më ka dalë më ka bërë bisht dhe ka ikur kur ai këtu vinte me gruan me fëmijën hante pinte dhe unë thosha lere dhe tavolinën mos e paguaj se ishte shoku I djalit dhe ai nuk pranoi as. të fliste me mua”- u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj./Top Channel

 

aleksander sadikaj ledjan alushaj

Sondazh

Poll