Bota

Lufta në Ukrainë/ Franca mohon planet për të dërguar 2000 ushtarë

Gjithashu kreu i shërbimit të jashtëm të inteligjencës ruse (SVR) Sergei Naryskin komentoi se këta ushtarë do të bëhen një objektiv prioritar për Ushtria ruse.

20 Mars 2024, 18:48 Nga E. D
Lufta në Ukrainë/ Franca mohon planet për të dërguar
foto ilustruese

FRANC- Franca ka mohuar kategorikisht se po përgatitet të dërgojë 2000 ushtarë në Ukrainë. Gjithashu kreu i shërbimit të jashtëm të inteligjencës ruse (SVR) Sergei Naryskin komentoi se këta ushtarë do të bëhen një objektiv prioritar për Ushtria ruse.

“Informacioni i shpërndarë nga drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë është një mjet sistematik i dezinformimit masiv i përdorur gjerësisht nga Rusia”, tha ministria e jashtme franceze në një email.

“Ne bëjmë thirrje për vigjilencën më të madhe të mundshme për të shmangur çdo instrumentalizim nga manovra të tilla”, shtoi ministria franceze.

Moska ka pretenduar në të kaluarën se mercenarët francezë ishin në Ukrainë dhe se një numër i konsiderueshëm i tyre u vranë, pa ofruar, sipas ministrisë së jashtme franceze, asnjë provë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll