Bota

Truri i njeriut nuk dekompozohet pas vdekjes, studimi habit shkencëtarët

Ky hulumtim u drejtua nga Alexandra Morton-Hayward e Universitetit të Oksfordit.

20 Mars 2024, 17:27 Nga S.B
Truri i njeriut nuk dekompozohet pas vdekjes, studimi habit
Alexandra Morton-Hayward

BRITANI E MADHE- Ka ende shumë detaje që nuk dihen për trurin e njeriut dhe kjo përfshin se si disa prej tyre mbeten të ruajtura për mijëra vjet. Mbi 4,000 tru njerëzorë janë studiuar si pjesë e kërkimit të ri mbi një mister që po habit shkencëtarët.

Studimi thekson se truri jo gjithmonë dekompozohet pas vdekjes dhe disa mbeten të ruajtur edhe kur nuk janë përdorur teknika të ruajtjes. Ky hulumtim u drejtua nga Alexandra Morton-Hayward e Universitetit të Oksfordit. Ai përfshinte një ekip që kalonte nëpër të dhënat arkeologjike të trurit njerëzor.

"Këtu, ne grumbulluam një arkiv prej më shumë se 4400 tru njerëzore të ruajtura në të dhënat arkeologjike për rreth 12 000 vjet, ku më shumë se 1300 prej të cilëve përbëjnë të vetmin ind të butë të ruajtur midis mbetjeve të skeletizuara." tha Alexandra.

Truri i njeriut nuk dekompozohet pas vdekjes, studimi habit
Truri i shek 17

Një prej truve më të vjetër në fjalë u gjet i ruajtur në një kafkë të prerë. Kafka i përkiste një personi të epokës së gurit, të cilit i ishte prerë koka i ishte vendosur në thumba në Suedi diku midis viteve 6350 dhe 5000 para Krishtit. Një tjetër tru u gjet në një varrezë parahistorike në Egjipt dhe ishte ruajtur në një varr të cekët me rërë.

"Arkivi i pashfrytëzuar i trurit të lashtë të ruajtur përfaqëson një mundësi për studime bioarkeologjike të evolucionit, shëndetit dhe sëmundjeve njerëzore," thanë studiuesit.

Shkencëtarët paralajmëruan se truri i ruajtur mund të duket në të njëjtën ngjyrë si dheu dhe shumë prej tyre mund të jenë hedhur gjatë gërmimeve.

truri i njeriut

Sondazh

Poll