Bota

Zgjedhjet në Rusi, Putin fitoi 72% të votave nga qendrat e votimin jashtë vendit

Gjithashu rusët që jetojnë jashtë vendit, duke përfshirë shumë që janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ishin në gjendje të votonin në ambasadat dhe konsullatat ruse.

20 Mars 2024, 18:39 Nga E. D
Zgjedhjet në Rusi, Putin fitoi 72% të votave nga qendrat e votimin
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin fitoi 72.3% të votave në qendrat e votimit jashtë vendit në zgjedhjet presidenciale të mbajtura gjatë fundjavës. Gjithashu rusët që jetojnë jashtë vendit, duke përfshirë shumë që janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ishin në gjendje të votonin në ambasadat dhe konsullatat ruse.

Rezultatet zyrtare i dhanë Putin një mandat të ri gjashtëvjeçar me 87.3% të votave totale. Zgjedhjet në Rusi, të mbajtura në 15-17 mars, u konsideruan gjerësisht si një mashtrim, me një grup të pavarur që e quajti atë si më të korruptuarin në historinë ruse.

Qendrat e votimit jashtë vendit shkaktuan polemika në Moldavi, e cila protestoi kundër atyre të ngritura në rajonin separatist moldav të Transnistrisë, një enklavë pro-ruse që u nda nga vendi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Kishinau e kritikoi masën si mosrespektim ndaj sovranitetit të Moldavisë dhe dje njoftoi se do të dëbonte një diplomat rus si rezultat.

Ambasadori rus në Moldavi i hodhi poshtë këto ankesa si të pabaza dhe tha se qendrat e votimit ishin të nevojshme për të siguruar që qytetarët rusë të mund të merrnin pjesë në zgjedhje.

vladimir putin

Sondazh

Poll