Bota

Vdesin 3 persona dhe plagosen pesë të tjerë nga një sulm rus në Ukrainë

Rajoni i Kharkiv, i cili kufizohet me Rusinë në pjesën veriore të saj dhe shtrihet afër vijës së frontit, është sulmuar sistematikisht gjatë pushtimit rus 2-vjeçar.

20 Mars 2024, 15:07 Nga S.N
Vdesin 3 persona dhe plagosen pesë të tjerë nga një sulm rus
Foto Ilustrim

UKRAINË- Tre persona u vranë dhe të paktën pesë u plagosën në një sulm rus në qytetin verior të Ukrainës Kharkiv, që goditi një ndërtesë 8-katëshe dhe një fabrikë, tha kreu i shërbimit hetimor të policisë lokale.

Rajoni i Kharkiv, i cili kufizohet me Rusinë në pjesën veriore të saj dhe shtrihet afër vijës së frontit, është sulmuar sistematikisht gjatë pushtimit rus 2-vjeçar.

"Një shtëpi botuese, një fabrikë mobiljesh dhe bojrash u prekën", tha Sergei Bolvinov, kreu i njësisë në një postim në Facebook. Sulmi shkaktoi një zjarr në një sipërfaqe prej më shumë se 1000 metrash katrorë tha ajo, duke shtuar se numri i të plagosurve mund të rritet.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll