Aktualitet

Kanosi me thikë një 65-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, policia në kërkim të 42-vjeçarit në Fier

Mësohet se hetimet kanë nisur pasi 42-vjeçari ka kanosur me thikë një 65-vjeçar.

20 Mars 2024, 11:15 Nga N.F
Kanosi me thikë një 65-vjeçar pas një konflikti për
foto ilustruese

FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për një 42-vjeçar, me inicialet S. K. Mësohet se hetimet kanë nisur pasi 42-vjeçari ka kanosur me thikë një 65-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar për motive të dobëta ndërsa materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier kanosje hetime polici

Sondazh

Poll