Bota

Osmani i përgjigjet deklaratave të ambasadorit Hill: Kushdo që mendon se Serbia është më afër NATO-s po ofendon shtetet demokratike

Osmani në reagimin e saj u shpreh se kushdo që mendon kështu ofendon shtetet demokratike që bëjnë hapa drejt NATO-s.

20 Mars 2024, 11:35 Nga N.F
Osmani i përgjigjet deklaratave të ambasadorit Hill: Kushdo që
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ditën e sotmë në lidhje me deklaratën e lëshuar gjatë një intëervistë të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili u shpreh se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova. Osmani në reagimin e saj u shpreh se kushdo që mendon kështu ofendon shtetet demokratike që bëjnë hapa drejt NATO-s.

“Kushdo që e konsideron Serbinë që është shtet afër NATO-s nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkretë drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviçit, që është njëjtë sot siç ka qenë edhe para disa dekadave”, tha Osmani para gazetarëve.

Presidentja më tej shtoi se më larg nga NATO sesa Serbia është vetëm Rusia. Ajo tha se Serbia as vetë nuk dëshiron të jetë pjesë e Aleancës.

“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s dhe ajo është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, i cili vazhdimisht ka shkelë vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, pra mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet të cilat shkelin të drejtat bazike të së drejtës ndërkombëtare siç është Serbia, lëre që është larg NATO-s, por as mund të ëndërrojë një ditë të jetë pjesë e NATO-s.

Për shkak se është pikërisht anti vlerave të NATO-s, Serbia nuk ka shprehur ndonjëherë gatishmëri për anëtarësim në NATO. Pra, është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO, sepse është kundër NATO-s,” tha ajo.

Osmani tha se Serbia është një shtet, i cili para pak muajsh ka kryer akt agresioni dhe se vazhdimisht tenton ta shkatërrojë Bosnje e Hercegovinën përbrenda dhe të njëjtën e bën edhe me Malin e Zi.

 

vjosa osmani nato christopher hill kosova serbia

Sondazh

Poll