Bota

VIDEO/ Nxënësit po e shqetësonin duke bërë zhurmë, shoferi i autobusit dhunon 13-vjeçarin në SHBA, vihet në pranga

67-vjeçari Scott Robert Livingstone u shqetësua nga rrëmuja që bënin fëmijët dhe u bërti atyre që të ulushin ose do ti godaste.

20 Mars 2024, 08:33 Nga N.F
VIDEO/ Nxënësit po e shqetësonin duke bërë zhurmë,
Pamje nga dhunimi

SHBA- Nxënësit e një shkolle në Misuri përjetuan momente tmerri kur shoferi i autobusit të shkollës me të cilin ndodheshin sulmoi një shok klase. 67-vjeçari Scott Robert Livingstone u shqetësua nga rrëmuja që bënin fëmijët dhe u bërti atyre që të ulushin ose do ti godaste.

Më pas, 13-vjeçari Zachary Carell dyshohet se i tha atij "nuk mund të më prekësh mua" me 67-vjeçarin që më pas nxitoi drejt tij dhe e goditi me grusht. Sipas prindërve të 13-vjeçarit ai është kthyer në shtëpi me plagë në fytyrë dhe qafë nga sulmi i shoferit.


"Ai më thirri dhe më tha 'nëna ime u sulmua nga shoferi i autobusit të shkollës. Ai shkoi të më mbyste dhe më goditi shumë.' Asnjë fëmijë nuk duhet ta kalojë këtë”, tha nëna e 13-vjeçares.

67-vjeçari pasi ka goditur fëmijën më pas është larguar nga shkolla me autobusin e shkollës plot me nxënës të cilët janë trembur dhe ka lajmëruar policinë derisa policia ka vijuar përfundimisht arrestimin e tij. Shoferi 67-vjeçar u arrestua dhe akuzohet për sulm ndërsa administrata e shkollës njoftoi shkarkimin e tij.

 

shba sulm autobus shkolle

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2024, 08:29 h.k

Kush do të bëhet shef i ri i NATO-s?

Foto ilustruese BRUKSEL-Këtë vit, në Bruksel janë në garë katër poste të mëdha politike: presidencat e Komisi...