Bota

Hamasi akuzon Izraelin se po saboton negociatat për armëpushim

"Shkatërrimi i Rafahut nga Hamasi kërkon një pushtim tokësor," tha kryeministri izraelit  Benjamin Netanyahu herët sot , pas thirrjes së Shtëpisë së Bardhë që Izraeli të rishikojë strategjinë e tij për qytetin në Rripin jugor të Gazës, ku qindra mijëra janë zhvendosur.

19 Mars 2024, 21:42 Nga S.N
Hamasi akuzon Izraelin se po saboton negociatat për armëpushim
foto ilustruese

PALESTINË- Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh akuzoi sot Izraelin për sabotim të negociatave për një armëpushim në Rripin e Gazës, me operacionin e nisur në orët e para të së hënës në spitalin Al Shifa.

"Veprimi i forcave izraelite tregon përpjekjet e tyre për të mbjellë kaos dhe për të përjetësuar dhunën. Kjo gjithashtu përbën një qëllim për të sabotuar negociatat në vazhdim në Doha”, tha ai në deklaratën e tij.

"Shkatërrimi i Rafahut nga Hamasi kërkon një pushtim tokësor," tha kryeministri izraelit  Benjamin Netanyahu herët sot , pas thirrjes së Shtëpisë së Bardhë që Izraeli të rishikojë strategjinë e tij për qytetin në Rripin jugor të Gazës, ku qindra mijëra janë zhvendosur.

Duke informuar deputetët, Netanyahu theksoi se ai ia kishte bërë jashtëzakonisht të qartë presidentit amerikan Joe Biden "se ne jemi të vendosur për të përfunduar eliminimin e këtyre batalioneve (Hamasit) në Rafah dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë këtë përveç një operacioni tokësor. "

benjamin netanyahu hamas

Sondazh

Poll