Bota

VIDEO/ U hodh nga kati i pestë për ti shpëtuar policisë, tronditen banorët në Australi: Ra në pishinë dhe më pas u arratis

Dëshmitarët e habitur thanë se burri pasi u hodh ra në pishinë ku më pas doli dhe vrapoi nëpër një kopsht aty pranë. Policia dyshon se ai ka qenë nën ndikimin e substancave të paligjshme dhe menjëherë ka organizuar kontroll.

19 Mars 2024, 20:48 Nga N.F
VIDEO/ U hodh nga kati i pestë për ti shpëtuar policisë,
Pamje nga arratia

AISTRALI- Një video tronditëse po qarkullon në internet ku një person i paidentifikuar tentoi t’i shmangej policisë. Mësohet se australiani u hodh nga kati i pestë i një ndërtese kur policia iu afrua për ta arrstuar.

Dëshmitarët e habitur thanë se burri pasi u hodh ra në pishinë ku më pas doli dhe vrapoi nëpër një kopsht aty pranë. Policia dyshon se ai ka qenë nën ndikimin e substancave të paligjshme dhe menjëherë ka organizuar kontroll. Më vonë pasdite ai u kap.

Mësohet se ai kishte ikur në këmbë në banesën e prindërve në Palm Beach. Për momentin nuk dihet se përse është vënë në kërkim policia dhe hetimet janë në vijim.

policia arrati australi

Sondazh

Poll