Bota

Alarm i kuq nga OKB, ekziston propabiliteti që 2024 të thyejë rekorde të temperaturavetë larta

Një raport i ri nga Organizata Botërore Meteorologjike, një agjenci e OKB-së, tregon se rekordet e temperaturës u thyen vitin e kaluar , për sa i përket niveleve të gazit serrë, temperaturave të sipërfaqes, përmbajtjes së nxehtësisë (energjisë së absorbuar dhe të ruajtur) dhe acidifikimit të oqeanit.

19 Mars 2024, 20:35 Nga S.N
Alarm i kuq nga OKB, ekziston propabiliteti që 2024 të thyejë
Foto Ilustrim

SHBA- Ekziston një probabilitet i lartë që 2024- të ketë përsëri temperatura shumë të larta , pas një dekade me temperatura të larta rekord, duke e shtyrë planetin "në prag të katastrofës", paralajmëroi sot OKB-ja .

“2023 vendosi rekorde të reja për çdo tregues”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike (OMM/WMO), Celeste Saulos, duke paraqitur raportin e klimës.

Një raport i ri nga Organizata Botërore Meteorologjike, një agjenci e OKB-së, tregon se rekordet e temperaturës u thyen vitin e kaluar , për sa i përket niveleve të gazit serrë, temperaturave të sipërfaqes, përmbajtjes së nxehtësisë (energjisë së absorbuar dhe të ruajtur) dhe acidifikimit të oqeanit.

"Nuk mund të themi me siguri, por do të thoja se ka një shans të mirë që viti 2024 të thyejë përsëri rekordin e 2023," tha Omar Badour, kreu i shërbimit të monitorimit të klimës të Organizatës Botërore Meteorologjike, gjatë një konference për shtyp, me rastin e prezantimi i raportit vjetor të klimës.

Dekada e kaluar është më e ngrohta e regjistruar, duke shkaktuar shkrirje të paprecedentë të akullit në vitin 2023, paralajmëroi sot OKB-ja.

“Ndryshimet klimatike nuk kufizohen vetëm në temperatura. Është ajo që kemi parë në vitin 2023, veçanërisht ngrohja e paprecedentë e oqeaneve, tërheqja e akullnajave dhe humbja e shtrirjes së akullit të detit në Antarktidë, ato janë shqetësimet më të mëdha", tha sekretari i përgjithshëm i OMM, duke komentuar publikimin e raportin vjetor për klimën.

Planeti është në prag të shkatërrimit ndërsa ndotja nga lëndët djegëse fosile po shkakton një kaos të paprecedentë klimatik, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një video-mesazh, ndërsa vlerësoi se është ende koha për të hedhur një litar shpëtimi për popullsinë dhe në planet.

Kriza e klimës është sfida përcaktuese me të cilën përballet njerëzimi dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me krizën e pabarazive, siç dëshmohet nga pasiguria në rritje e ushqimit dhe humbja e biodiversitetit, tha Sekretari i Përgjithshëm i OMM.

Valët e të nxehtit, përmbytjet, thatësirat, zjarret dhe një rritje e shpejtë e cikloneve tropikale po mbjellin mjerim dhe kaos, duke tronditur jetën e përditshme të miliona njerëzve dhe duke shkaktuar humbje ekonomike prej disa miliardë dollarësh, paralajmëron OMM.

temperaturat moti

Sondazh

Poll