Bota

Papa Françesku i mbyll thashethemet për daljen në pension në librin e ri të kujtimeve "Life: My Story Through History"

Në "Life: My Story Through History", Papa Françesku, i cili është 87 vjeç, thotë se nuk ka asnjë rrezik që ai të japë dorëheqjen pavarësisht spekulimeve se ai mund të tërhiqet pas një sërë problemesh shëndetësore.

19 Mars 2024, 19:50 Nga E. D
Papa Françesku i mbyll thashethemet për daljen në pension
Papa Françesku

ROMË- Papa Françesku sipas autobiografisë së tij të re nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe planifikon të qëndrojë në detyrë për gjithë jetën. Në "Life: My Story Through History", Papa Françesku, i cili është 87 vjeç, thotë se nuk ka asnjë rrezik që ai të japë dorëheqjen pavarësisht spekulimeve se ai mund të tërhiqet pas një sërë problemesh shëndetësore.

"Unë besoj se shërbimi i Papës është ad vitam, për gjithë jetën. Prandaj nuk shoh asnjë justifikim për të hequr dorë," tha Papa

Në fillim të këtij viti, Papa anuloi takimet dhe audiencat për shkak të shëndetit të keq. Gjithashu ai ka vuajtur nga periudha të shpeshta të gripit. Këto çështje, si dhe mosha e Papës, kanë nxitur pyetje për të ardhmen e Kishës Katolike.

Pavarësisht se ka mohuar se po mendon të dalë në pension, në kujtimet e tij Françesku thotë se nëse do të detyrohej të largohej për shkak të pengesave serioze fizike, ai do të zhvendosej në Bazilikën e Santa Maria Maggiore për të shërbyer si rrëfimtar dhe për tu dhënë kungimin të sëmurëve.

Gjithashu në libër, Papa diskuton në mënyrë aktive çështjet kryesore politike ndërkombëtare si kriza e migracionit, konfliktet globale dhe Bashkimi Evropian.

Në një pjesë, ai flet për një dashuri shumë të ëmbël nga rinia e tij dhe për një simpati të vogël që kishte kur studionte për t'u bërë prift. Në një kapitull tjetër, Françesku një tifoz i përjetshëm i futbollit diskuton takimin me futbollistin argjentinas Diego Maradona dhe flet për hendbollin e tij famëkeq, të quajtur Dora e Zotit.

papa françesku

Sondazh

Poll