Bota

Takimi trepalësh në Bruksel/ Lajçak: Diskutimet për dinarin do të vazhdojnë të hënën

Ai tha se Marrëveshja( Bazike dhe Aneksi i Ohrit), duhet të adresohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. 

19 Mars 2024, 19:04 Nga r.ll
Takimi trepalësh në Bruksel/ Lajçak: Diskutimet për
pamje nga takimi

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit trepalësh që kishte me kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç.

Lajçak shkruan në "X" se u ra dakord mes palëve që të hënën të diskutojnë mbi çështjen e dinarit. Ai shton më tej se Marrëveshja( Bazike dhe Aneksi i Ohrit), duhet të adresohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. 

POSTIMI I PLOTË:

Pritëm dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, duke përfshirë ndikimin e vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll