Bota

Evakuohen 9000 fëmijë nga Blegorod pas sulmeve ukrainase

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulmet e fundit.

19 Mars 2024, 15:15 Nga E. D
Evakuohen 9000 fëmijë nga Blegorod pas sulmeve ukrainase
fotot ilustruese

RUSI- Rreth 9,000 fëmijë do të evakuohen nga qyteti rus i Belgorodit pas bombardimeve për të cilat autoritetet fajësojnë Ukrainën. Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulmet e fundit. Ai shtoi se gjithsej 16 persona janë vrarë dhe 98 janë plagosur këtë javë.

"Urdhri i ri i evakuimit prek disa fshatra në qytetin e Belgorodit dhe disa fshatra në pjesë të tjera të rajonit," tha Gladkov në një mbledhje të partisë Rusia e Bashkuar e Kremlinit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj rrëzuan atë që thuhet se ishin nëntë predha ukrainase mbi Belgorod të martën. Ministria më vonë shtoi se kishte shkatërruar dy grupe të diversantëve ukrainas në sulmet parandaluese pranë kufirit me rajonet Belgorod dhe Kursk. Ndërkohë, zonat kufitare të Ukrainës kanë vazhduar të raportojnë sulme ruse, duke kërkuar evakuime atje.

lufta në rusi

Sondazh

Poll