Bota

Rose Hanbury thyen heshtjen, rrëfen të vërtetën e lidhjes jashtëmartesore me Princin William

Mungesa prej muajsh e Middleton nga jeta publike bëri që shumë njerëz të spekulojnë për gjendjen e martesës së saj me William.

19 Mars 2024, 13:28 Nga S.B
Rose Hanbury thyen heshtjen, rrëfen të vërtetën e lidhjes
Rose Hanbury, Kate Middleton dhe Princ William

BRITANI E MADHE- Lady Rose Hanbury theu heshtjen mes thashethemeve se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshortin e Kate Middleton, Princin William. Nëna e tre fëmijëve e cila u martua me David Cholmondeley në vitin 2009, foli gjatë fundjavës, ndërsa fansat mbretërorë vazhduan të spekulonin për zhdukjen e Middleton nga sytë e publikut.

Hanbury i tha Business Insider përmes avokatëve të saj, se thashethemet se ajo kishte një lidhje me William janë krejtësisht të rreme. Mungesa prej muajsh e Middleton nga jeta publike bëri që shumë njerëz të spekulojnë për gjendjen e martesës së saj me William. Moderatori Stephen Colbert foli gjatë një episodi të emisionit të tij, "The Late Show".

“Epo tani, inteligjentët e internetit po hamendësojnë se mungesa e Kate mund të lidhet me një lidhje të bashkëshortit të saj dhe mbretit të ardhshëm të Anglisë William," tha Colbert. “Pra, mendoj se të gjithë e dimë se kush është gruaja tjetër e supozuar.”

Përfaqësuesi i Middleton, megjithatë, tha se ajo ishte ende në rikuperim nga operacioni i planifikuar abdominal dhe nuk do të rifillonte detyrat e saj deri në Pashkë.  Së bashku me disa dështime të photoshop-it, mbretëresha e ardhshme gjithashtu nuk mbante unazën e saj ikonë të fejesës me safir dhe diamant.

lady rose hanbury kate middleton princ william

Sondazh

Poll