Bota

Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, arrestohet 25-vjeçarja që "rekrutoi" disa të mitura

Mediat greke raportojnë për tmerrin e përjetuar nga 7 vajzat që u përfshnë në rrjet duke thënë se rasti nisi të zbardhet kur motra e njërës prej tyre ka vendosur të flasë me autoritetet dhe të raportojë për takimet që kanë ndodhur në hotelet e Athinës dhe të Glyfadës.

19 Mars 2024, 13:10 Nga M.B
Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, arrestohet 25-vjeçarja
Foto ilustruese

GREQIA- Një rrjet prostitucioni, ku shfrytëzoheshin vajza të mitura, është goditur në Greqi duke çuar në arrestimin e 4 personave. Mediat greke raportojnë për tmerrin e përjetuar nga 7 vajzat që u përfshinë në rrjet duke thënë se rasti nisi të zbardhet kur motra e njërës prej tyre ka vendosur të flasë me autoritetet dhe të raportojë për takimet që kanë ndodhur në hotelet e Athinës dhe të Glyfadës. Pas hetimit rezultoi se një rol kyç në këtë rast kishte një 25-vjeçare e quajtur Maria, e cila së bashku me tre persona të tjerë, dy burra dhe një grua, detyronin të miturat të kryenin prostitucion duke marrë para në këmbim.

25-vjeçarja Maria, raportohet se ka nisur kontakte me të miturat që në verën e vitit 2023 duke u gjetur dhe klientët. Maria thuhet se merrte nga vajzat zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturat (200 - 400 euro), ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime. Maria, për të mos rënë në gjurmët e policisë, ndërronte shpesh adresat. Disa nga klientët, të cilët takoheshin me të miturat, u siguronin vajzave në vend të parave lëndë narkotike, konkretisht kokainë. 

Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, dy prej të cilëve akuzohen se kanë transportuar të miturat drejt hoteleve, mësohet se kanë përdorur makinat e tyre. Njëri prej tyre është një taksi, ndërsa i dyti dyshohet se ishte në një lidhje me 25-vjeçaren. Ndërkohë bëhet me dije se është arrestuar dhe një 21-vjeçare, e cila akuzohet se ka përfshirë në rrjet njërën nga të miturat duke i marrë para në përfitim.

 

rrjet prostitucioni ne greqi

Sondazh

Poll