Bota

Kryediplomati i BE-së dëshiron të përdorë 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse, për të blerë armë për Ukrainën

Një zyrtar i lartë i BE-së tha javën e kaluar se asetet ruse të ngrira në Bashkimin Evropian ka të ngjarë të gjenerojnë midis 15 miliardë dhe 20 miliardë euro fitime pas taksave deri në vitin 2027.

19 Mars 2024, 15:05 Nga E. D
Kryediplomati i BE-së dëshiron të përdorë 90 për
Josep Borrell

UKRAINË- Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se do të propozojë përdorimin e 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse të ngrira në Evropë për të blerë armë për Ukrainën. Borrell u tha se do të paraqesë një propozim zyrtar për 27 qeveritë anëtare të BE-së të mërkurën, përpara një samiti të liderëve të bllokut.

“Propozimi konkret do të paraqitet nesër. Kjo është për shtetet anëtare që të bien dakord”, tha Borrell.

Një zyrtar i lartë i BE-së tha javën e kaluar se asetet ruse të ngrira në Bashkimin Evropian ka të ngjarë të gjenerojnë midis 15 miliardë dhe 20 miliardë euro fitime pas taksave deri në vitin 2027. Zyrtarët evropianë fillimisht diskutuan përdorimin e të ardhurave nga asetet e ngrira për të financuar rindërtimin e Ukrainës.

josep borrell

Sondazh

Poll