Aktualitet

Dy shqiptarët godasin me thikë dy persona në Greqi, arrestohet 17-vjeçari dhe babai i tij

Mësohet se përveç 17-vjeçarit gjatë sherrit ka qenë i përfshirë edhe një shqiptar tjetër i shpallur në kërkim.

19 Mars 2024, 07:48 Nga M.B

 

Dy shqiptarët godasin me thikë dy persona në Greqi, arrestohet
Foto ilusruese

GREQIA- Një adoleshent shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë dy persona të moshave 39 dhe 26-vjeç. Mësohet se përveç 17-vjeçarit gjatë sherrit ka qenë i përfshirë edhe një shqiptar tjetër i shpallur në kërkim.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët kanë goditur me thikë shtetasit grekë të cilët u dërguan në spitalin e Rodosit dhe pasi morën ndihmën mjekësore u larguan. Ndërkohë është arrestuar edhe babai i 17-vjeçarit për neglizhencë mbikëqyrje.

shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll