Art&Argëtim

Gafa e radhës e deputetit të LSI: Besutën dhe votutën

6 Mars 2019, 10:22 Nga DOSJA
Gafa e radhës e deputetit të LSI: Besutën dhe votutën

Duket se djegia e mandateve i ka hapur rrugë rikthimi në Parlament të kandidatëve, të cilët nuk patën shancin të fitonin zgjedhjet e kaluara. Një nga këto është dhe Ylli Shehu i zgjedhur nga LSI-ja si deputet për zonën e Paskuqanit.

Mirëpo në intervistat e dhëna për mediet ajo që bie në sy janë mënyra se si ai flet dhe gafat që bën në kthimin e përgjigjeve.

Në një  video të realizuar vihet re dhe një nga gafat e deputetit më të ri në Kuvend.

“Po të ndihesha tradhëtar nuk do isha këtu sepse nuk mund të tradhëtoj mijëra qytetarë të Kamzës, Paskuqanit dhe gjithë Tiranës që më ‘besutën dhe votutën’, shprehet Shehu.

Aq është dashur që togfjalëshi ‘besuten dhe votutën’ i thënë nga deputeti në fjalë të bëhet meme.

Nëse i hedhim një sy detajeve lidhur me jetën e Ylli Shehut zbulojmë një kanal në YouTube ku përveç fotove me takime nga miqtë e tij në Britaninë e Madhe nuk mungojnë dhe performancat artistike të tij, midis tyre kënga “Hasan Aga” e kënduar nga vetë deputeti.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz deputet gafa e deputetit lsi ylli shehu deputet gafa e deputetit lsi ylli shehu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2019, 09:37

Ndahet Rita Ora, shkak i dashuri i saj

Burime nga “The Sun” na bëjnë me dije se Rita Ora është ndarë nga i dashuri i saj, aktori  i njohur Andrew Garfield.Ata nuk kishin shumë bashkë, por u përfol si...

Art&Argëtim 6 Mars 2019, 06:19

Shenjat më me fat sot/ Horoskopi 6 mars 2019

Dashi Dikush që ka një tendencë për t’i bërë gjërat më të vështira se sa duhet të jenë, mund të transmetojë energji negative tek ti. Mos e lejoni këtë gjë edhe ...

Art&Argëtim 5 Mars 2019, 19:15

Zhvishet ne studio, Rozati Lati tregon tatuazhin

E ftuar ne emisionin Vizioni i Pasdites, me Evi Reçin, Roza Lati ka treguar tatuazhin duke ngritur fustanin e saj.Në trupin e Rozës gjenden afersisht 11-...