Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis seanca në Apel për Arbër Paplekajn

Mësohet se i pandehuri është i pranishëm në sallë.

18 Mars 2024, 13:59 Nga M.B
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis seanca në Apel për Arbër Paplekajn
Arbër Paplekaj

TIRANA- Ka nisur seanca gjyqësore ndaj për ish-oficerin e RENEA-s Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani. Mësohet se i pandehuri është i pranishëm në sallë. Të pandehur janë gjithashtu edhe dy ish zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

 

arbër paplekajn vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll