Politike

75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Braçe sulmon PD-në: Po i shpall luftë ndërkombëtarëve për pushtet! Bashkia ndan çmi

17 Nëntor 2019, 14:43 Nga DOSJA
75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Braçe sulmon

TIRANË– Dita e sotme e 17 nëntorit ka shënuar 75-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të Tiranës nga forcat naziste. Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, Tirana u çlirua nga trupat e brigadës së parë sulmuese.

Zyrtarë të lartë të shtetit dhe të PS-së morën pjesë ne cermoni, ku theksuan kontributin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në një fjalë të shkurtër, zv.kryeminsitri Erion Braçe akuzoi opozitën se si dikur po dilte kundër ndërkombëtarëve për pak pushtet. Po ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj tha se opozita ishte një sabotuese të punëve të mira. 

Ndërsa Lulzim Basha vendosi kurora me lule te Instituti i të Përndjekurve, përfaqësuesit e shumicës zhvilluan homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’. Edhe pse në Amerikë, ku edhe po kryen një sërë takimesh, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se ditën e sotme e konsideronte si amanet të gjakut të dëshmorëve për liri e demokraci. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 75-vjetori i clirimit te tiranes erion brace erion veliaj lulzim basha monika kryemadhi 75-vjetori i clirimit te tiranes erion brace erion veliaj lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll