Aktualitet

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, "Smart-i" përplaset kokë më kokë me një makinë, humb jetën shqiptari

Mësohet se aksidenti i rëndë u regjistrua në Gaeta rreth orës 19:30 në rrugën rajonale të Flacca-s ku humbi e 30-vjeçari shqiptar, Dhimitër Shini.

18 Mars 2024, 12:38 Nga N.F
EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, "Smart-i"
Pamje nga aksidenti në Itali

ITALI- Një tjetër aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një tjetër shqiptar. Mësohet se aksidenti i rëndë u regjistrua në Gaeta rreth orës 19:30 në rrugën rajonale të Flacca-s ku humbi e 30-vjeçari shqiptar, Dhimitër Shini.

Makina tip "Smart" me të cilën po udhëtonte 30-vjeçari u përplas kokë më kokë më një makinë tjetër tip "Opel Corsa". Nga përplasja shqiptari mori plagë të rënda të cilat i morën jetën. Gjithashtu nga aksidenti u plagosën dy persona të cilët po udhëtonin me makinën tjetër të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Ky është aksidenti i dytë bredna pak dy ditësh që i merr jetën një shqiptari. Më 16 mars humbën jetën edhe dy të rinj të tjera shqiptar pasi u aksidentuan në Itali.

itali aksident shqiptar

Sondazh

Poll