Bota

Bisedimet në Katar, zyrtari izraelit: Ofrojmë armëpushim 6-javor në Gaza në këmbim të lirimit të 40 pengjeve

Kjo fazë e bisedimeve mund të zgjasë të paktën dy javë, vlerësoi zyrtari, duke përmendur vështirësitë që mund të shfaqen në negociata, tha një zyrtar izraelit për Reuters.

18 Mars 2024, 11:14 Nga N.F
Bisedimet në Katar, zyrtari izraelit: Ofrojmë armëpushim 6-javor
Gaza

IZRAEL- Me një propozim specifik, Izraeli ka udhëtuar drejt Katarit me propozime specifike në lidhje me bisedimet me për armëpushim në Rripin e Gazës.  Misioni drejtohet nga shefi i Mossad, David Barnea ndërsa synimi i palës izraelite është të sigurojë një armëpushim gjashtëjavor në Gaza  në këmbim që luftëtarët palestinezë do të lirojnë 40 pengje.

Kjo fazë e bisedimeve mund të zgjasë të paktën dy javë, vlerësoi zyrtari, duke përmendur vështirësitë që mund të shfaqen në negociata, tha një zyrtar izraelit për Reuters. Megjithatë, propozimi izraelit nuk ka gjasa të kënaqë Hamasin, i cili e ka lidhur arritjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve izraelitë me lirimin e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.


Hamasi pak ditë më parë një propozim të ri për një armëpushim drejtuar ndërmjetësve dhe Shteteve të Bashkuara që është aleati më i ngushtë i Izraelit që përfshin lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. Organizata palestineze fillimisht propozon lirimin e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve që mban peng në këmbim të 700 deri në 1000 të burgosur palestinezë.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që kreu i Mossad merr një rol në bisedime. Një armëpushim jetëshkurtër në nëntor ishte rënë dakord dhe hyri në fuqi pasi ai mori pjesë në bisedimet në Doha. Takimi i tij i fundit me kryeministrin e Katarit në janar çoi në një propozim për një armëpushim të përkohshëm që Hamasi e refuzoi përfundimisht .

lufta izrael-palestine gaza armepushim

Sondazh

Poll