Bota

Kërcënohet sërish me vdekje politikani serb, flet vajza e Nikola Sanduloviç: I thanë se do e vrasin dhe se askush nuk do e dijë varrin e tij!

Kërcënimet që po bëhën ndaj politikanit serb i ka konfirmuar vajza e tij, Klara Sanduloviç. Ajo në një intervistë përmes një video call në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania u shpreh se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes messenger.

18 Mars 2024, 10:56 Nga N.F
Kërcënohet sërish me vdekje politikani serb, flet vajza e Nikola
Nikola Sanduloviç

SERBI- Politikani serb, Nikola Sanduloviç i cili u rrah barbarisht pak kohë pasi vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, si dhe kërkoi falje për krimet në Kosovë duket se po kërcënohet përsëri. Kërcënimet që po bëhën ndaj politikanit serb i ka konfirmuar vajza e tij, Klara Sanduloviç. Ajo në një intervistë përmes një video call në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania u shpreh se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes messenger.

Sipas saj personi që po e kërcënon të atin, është i njëjtë me atë që e kërcënoi më parë dhe e “tërhoqi” të dilte nga shtëpia ditën kur u rrëmbye dhe u dhunua barbarisht. Vajza e Sanduloviç ka arritur ti bëjë foto personit që i ka kontaktuar dhe sipas saj ai punon te shërbimet sekrete serbe, BIA. Klara më tej shtoi se pas rrahjes brutale por edhe ndaj kërcënimeve që po merr babai i saj që po qëndron presidenti serb. Aleksandar Vuçiç.

“I thanë se do e vrasin dhe se askush nuk do e dijë varrin e tij. I thanë se kjo do ndodh shumë shpejt. Interesante është koha kur u telefonua babai im se në të njëjtën kohë Aleksandër Vuçiç ka qenë duke folur për babain tim. Burri që e kërcënoi babain tim punon te shërbimi sekret serb. Unë akuzoj drejtpërdrejt Vuçiç për torturën që iu bë babait tim”, tha vajza e Nikola Sanduloviç.

nikola sanduloviç kercenim klara sanduloviç vucic

Sondazh

Poll