Sport

Vlahovic, nerva të tensionuara dhe karton i kuq: do të gjobitet nga klubi!...

I ndëshkuar per protestat gjate kohes se shtuar ndaj Genoas, sulmuesi serb me siguri do të mungojë në ndeshjen ndaj Lazios.

18 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA
Vlahovic, nerva të tensionuara dhe karton i kuq: do të gjobitet nga

ITALI - Ndeshje për t'u harruar ndaj Genoas për Dushan Vlahovic. Përveç humbjes së disa mundësive të mira me kokë në pjesën e dytë, sulmuesi i Juventusit u përjashtua nga fusha në kohën e dëmtimit duke treguar një nervozizëm të madh. 

Pasi mori një karton të verdhë në kohën shtesë (90’+2), serbi vazhdoi t'i drejtohej gjyqtarit Giua në mënyrë mosrespektuese. 

Skena që e detyroi arbitrin të nxirrte edhe kartonin e kuq (90’+3) dhe që falë edhe mungesës së Milik, do ta detyrojë Allegrin të mendojë sërish sulmin për ndeshjen ndaj Lazios. 

Sipas asaj që ka raportuar trajneri i Juventusit pas ndeshjes, lojtari bardhezi do të gjobitet nga klubi për veprimin e kryer.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll