Sport

VIDEO / Klopp nxehet me gazetarin dhe ikën duke thënë: “Çfarë është kjo pyetje e trashë!?”

“Jam shumë i zhgënjyer nga kjo pyetje. Padyshim që as ju nuk jeni në formë shumë të mirë. Nuk e duroj dot këtë”, i është përgjigjur me ton të fortë trajneri i Liverpool-it, para se të largohej nga intervista blic”

18 Mars 2024, 01:27 Nga DOSJA
VIDEO / Klopp nxehet me gazetarin dhe ikën duke thënë:

ANGLI - Jurgen Klopp është zemëruar me një gazetar anglez, i cili ka vënë në dyshim “forcën” e skuadrës së tij. Liverpool u eliminua nga FA Cup pas humbjes së tyre në kohën shtesë nga Manchester United.

Gazetari e pyeti Kloppin se pse skuadra e tij nuk tregoi ritëm dhe përqendrim në kohën shtesë dhe u përball menjëherë me tërbimin e tij.

“Është një pyetje e trashë. Nëse na shihni shpesh, mund të na pyesni pse ndonjëherë kemi kaq shumë energji. Nuk e di sa ndeshje kemi luajtur kohët e fundit dhe sa ka luajtur Manchester United. 

Ky është sporti. Jam shumë i zhgënjyer nga kjo pyetje. Padyshim që as ju nuk jeni në formë shumë të mirë. Nuk e duroj dot këtë”, i është përgjigjur me ton të fortë trajneri i Liverpool-it, para se të largohej nga intervista blic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll