Sport

Mbappe mbetet heroi i PSG-së edhe në këto ndeshje të fundit! - VIDEO

Për PSG-në ky sukses erdhi pas tri barazimeve radhazi e tashmë diferenca me Brestin e vendit të dytë thellohet në 12 pikë.

18 Mars 2024, 01:10 Nga DOSJA
Mbappe mbetet heroi i PSG-së edhe në këto ndeshje të fundit!

FRANCE - Fitore me goleadë e PSG-së në fushën e Montpellier. Skuadra pariziene, kampione në fuqi e Francës, shënoi plot gjashtë herë në portën e Bertoud, katër herë në pjesën e dytë, ku dhe u bë diferenca e madhe mes dy ekipeve.

Spikati me tregolësh Kylian Mbappe, ndërsa finalizimet e tjera mbajnë firmat e Vitinhas, Lee Kang-In dhe Mendez. E hapi serinë e golave braziliani Vitinha (14’), për t’ia lënë stafetën Mbappesë. Brenda pjesës së parë, Montpellier u kundërpërgjigj me dy gola  të shënuar nga Nordin dhe Savanier.

Në pjesën e dytë PSG-ja dominoi në çdo aspekt, duke marrë avantazhin me Mbappenë, e duke e thelluar më pas me Lee Kang-In, sërish Mbappe e në fund Mendez. Për PSG-në ky sukses erdhi pas tri barazimeve radhazi e tashmë diferenca me Brestin e vendit të dytë thellohet në 12 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll