Sport

VIDEO/ Barcelona fiton me shumë lehtësi ndaj Atlético Madridit në "Metropolitano"

Barcelona e dominoi lehtësisht Atlético Madrid (3-0) të dielën gjatë ditës së 29-të të La Ligës. Katalanasit rifitojnë vendin e dytë në kampionat, tetë pikë prapa Real Madridit.

17 Mars 2024, 23:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Barcelona fiton me shumë lehtësi ndaj Atlético Madridit

SPANJE - FC Barcelona rifitoi vendin e saj si e dyta në La Liga, duke e dominuar Atlético Madrid në “Civitas Metropolitano”. 

Pavarësisht mungesave të shumta, ‘Blaugranët’ u mbështetën te të rinjtë e tyre për të ndërtuar këtë fitore. Joao Félix (38’) hapi rezultatin kundër ish-klubit të tij dhe Xavi (42’) u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë.

Pas pushimit, Lewandowski (47’) dyfishoi epërsinë, ndërsa Lopez (65’) vulosi fitoren 3-0, pas një asisti të sulmuesit polak. Në kohën shtesë edhe Molina (90’+2) i Atleticos u ndëshkua me karton të kuq.

Me 64 pikë, Barcelona renditet në vendin e dytë me tetë pike më pak se Real Madridi që kryeson La Ligan. Atletico Madridi me 55 pikë pozicionohet në vendin e pestë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll