Bota

Britanikët pralajmërohen të marrin edhe jelek antiplumb me vete nëse vizitojnë një resort në Spanjë

Gjithashu vendasit e zemëruar kanë bërë thirrje që politikanët dhe policia të kontrollojnë situatën mbi frikën se bandat po e kthejnë vendpushimin e Puerto Banus në një Perëndim të Egër që do të trembë pushuesit.

17 Mars 2024, 17:21 Nga E. D

Britanikët pralajmërohen të marrin edhe jelek antiplumb me vete

SPANJË- Turistët britanikë që planifikojnë një vizitë në një resort të njohur të Costa del Sol janë paralajmëruar se duhet të marrin jelekë antiplumb. Gjithashu vendasit e zemëruar kanë bërë thirrje që politikanët dhe policia të kontrollojnë situatën mbi frikën se bandat po e kthejnë vendpushimin e Puerto Banus në një Perëndim të Egër që do të trembë pushuesit.

Ata shprehën zemërimin e tyre dje pas të shtënave të dyta në destinacionin e pasur në Marbella. Incidenti i fundit la një burrë të plagosur rëndë me plagë me armë zjarri, dhe kalimtarët kanë ikur ndërsa të tjerët bërtisnin. Një 20-vjeçar u plagos nga të shtënat jashtë shisha barit rreth orës 1:30 të mëngjesit të së shtunës.

Kjo ngjarje pason një tjetër  me të shtëna në restorantin në pronësi britanike La Sala në fillim të kësaj jave, ku disa plumba u qëlluan në dritaren e restorantit popullor. Faqja spanjolle e lajmeve El Espanol e përshkroi incidentin e La Sala në fillim të kësaj jave si një paralajmërim shumë të ashpër.

 “Në Marbella, këto paralajmërime të stilit mafioz priren të kalojnë më shumë pa u vënë re, sepse ato priren të kryhen me më shumë maturi. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dy restorante u dogjën. Por kjo ndodhi gjatë natës dhe pa dëshmitarë," thanë ata. 

Bizneset lokale thuhet se kanë vuajtur pas valës së të shtënave, me një vendas që iu referua të shtënave të mëparshme korrikun e kaluar dhe shtoi se pas atij incidenti, vizitorët u zhdukën. 

turistët britanikë

Sondazh

Poll