Bota

Vullnetarët rusë që luftojnë përkrah ukrainasve: Kemi marrë nën kontroll një vendbanim në rajonin Belgorod

Ata kanë shtuar se kanë një mesazh për propagandistët e Vladimir Putinit.

17 Mars 2024, 16:26 Nga M.B
Vullnetarët rusë që luftojnë përkrah ukrainasve: Kemi
Ushtarë

RUSIA- Vullnetarët rusë që luftojnë përkrah ukrainasve, pretendojnë se kanë arritur të marrin nën kontroll një vendbanim rus në Gorkovskii në rajonin rus Belgorod. Ata kanë shtuar se kanë një mesazh për propagandistët e Vladimir Putinit. Duke publikuar një video nga ajri, shihet sesi vullnetarët rusë të këtyre njësive ngritin flamurin pranë objektit ku ishte edhe flamuri rus, të cilin e shkelin.

“Bashkëpunim i shkëlqyer mes Forcave Çlirimtare Ruse dhe vullnetarëve të Ichekri”, thuhet në njoftimin e tyre.

Këto njësi prej më shumë se një javë janë duke luftuar kundër forcave ruse të Vladimir Putinit përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, ku madje janë përdorur edhe armë të rënda. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll