Bota

Hodhi bomba benzine para ambasadës ruse, 54-vjeçari moldav: Kam disa pakënaqësi ndaj autoriteteve të Moskës

Policia moldave njofton nga ana tjetër se ka arrestuar një burrë, ndërsa nga incidenti nuk raportohet për të lënduar.

17 Mars 2024, 16:53 Nga M.B
Hodhi bomba benzine para ambasadës ruse, 54-vjeçari moldav: Kam disa
Kishinau

MOLDAVIA- Agjencia ruse e lajmeve Tass, raportoi sot se dy bomba me benzinë janë ​​hodhur në oborrin e ambasadës ruse në kryeqytetin moldav, Kishinau, ku po zhvillohet votimi për zgjedhjet presidenciale. Policia moldave njofton nga ana tjetër se ka arrestuar një burrë, ndërsa nga incidenti nuk raportohet për të lënduar. Mediat e huaja raportojnë se 54-vjeçari moldav pretendon se ka nënshtetësi ruse, por kjo ende nuk është verifikuar nga autoritetet. Policia thotë se ai i justifikoi veprimet e tij duke thënë se ka "disa pakënaqësi" me autoritetet ruse.

“Një burrë hodhi dy objekte me lëndë shpërthyese mbi gardhin e Ambasadës Ruse në Kishinau”, tha policia ndër të tjera në një deklaratë.

Moldavia javën e kaluar tha se dërgoi një notë proteste ndaj Rusisë kundër vendimit për të hapur disa qendra votimi në rajonin separatist të Transnistria për zgjedhjet presidenciale.

bomba e a basaden ruse

Sondazh

Poll