Bota

Analiza: Pse Kremlini shqetësohet për zgjedhjet presidenciale kur fitorja e Putin është thuajse e sigurt?

Zgjedhjet në Rusi nuk janë gjithmonë ngjarje kryesore, por ato janë të rëndësishme për të legjitimuar ata që janë në pushtet dhe për të treguar se mendimi i njerëzve ka rëndësi.

17 Mars 2024, 16:40 Nga M.B
Analiza: Pse Kremlini shqetësohet për zgjedhjet presidenciale kur
Moska


RUSIA- Shumë besojnë se është e pritshme që presidenti aktual rus, Vladimir Putin do të fitojë dhe do të marrë mandatin pesidencial për herë të pestë. Por pse Kremlini po i hyn telasheve në organizimin e zgjedhjeve?

Shfaqja e mbështetjes

Zgjedhjet në Rusi nuk janë gjithmonë ngjarje kryesore, por ato janë të rëndësishme për të legjitimuar ata që janë në pushtet dhe për të treguar se mendimi i njerëzve ka rëndësi. Këtë herë është veçanërisht e rëndësishme për Vladimir Putinin jo vetëm të fitojë, por edhe të shohë një pjesëmarrje të lartë në qendrat e votimit dhe një përqindje të lartë mbështetjeje, pasi vendi është përfshirë në një luftë në shkallë të gjerë që do të ketë pasoja si për Rusinë, por dhe për botën.

Lufta dhe zgjedhjet

Putin është shfaqur në shumë ngjarje gjatë fushatës së tij, duke shmangur të folurit për "operacionin special ushtarak", termi i Moskës për pushtimin e Ukrainës. Edhe kur lihet jashtë fushatës, lufta është një komponent kyç i narrativave mediatike dhe rusët nuk mund ta shmangin atë. Pjesëmarrja e lartë dhe mbështetja e lartë për presidentin do t'i shtojnë legjitimitet vendimeve të tij të mëvonshme, shumë prej të cilave do të lidhen drejtpërdrejt me pushtimin.

Çfarë ka gjasa të ndryshojë?

Nuk ka sondazhe të pavarura të opinionit në Rusi dhe shumica e rusëve i marrin lajmet e tyre nga media shtetërore, e cila është shumë e njëanshme në favor të Vladimir Putinit dhe politikave të tij. Megjithatë, ekspertët besojnë se më shumë rusë janë skeptikë ndaj qeverisë sesa mund të duket, por ata kanë frikë të flasin. Rezultati më i mundshëm i këtyre zgjedhjeve është një fitore bindëse për Putinin, të paktën në letër. Por një pjesëmarrje e ulët do të thotë se mbështetja për presidentin është dobësuar dhe kjo nga ana tjetër mund të sjellë kontrolle edhe më të forta shtetërore dhe ta rrëshqasë më tej Rusinë në një atmosferë frike dhe shtypjeje./ BBC

zgjedhjet ne rusi

Sondazh

Poll