Bota

Ministrja e Jashtme australiane martohet me të dashurën, të pranishën në ceremoni, Kryeministri Albanese dhe disa qeveritarë

Ato ishin krah njëra-tjetrës prej 2 dekadash.

17 Mars 2024, 13:59 Nga M.B
Ministrja e Jashtme australiane martohet me të dashurën, të
Sophie Allouache dhe Penny Wong

AUSTRALIA- Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong dhe partnerja e saj Sophie Allouache, u martuan dje në Australinë e Jugut. Ato ishin krah njëra-tjetrës prej 2 dekadash. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri i australisë, Anthony Albanese dhe disa ministra të qeverisë ndërsa, shoqërueset e nuses ishin dy vajzat e çiftit. Ceremonia u pasua në mbrëmje me valle tradicionale, në ndertë origjinës së tyre malajziano-kineze.

Ministrja dhe Allouache, një nëpunëse publike, u takuan në vitin 2007. Wong më vonë u bë një nga promovueset më të forta të legalizimit të martesës mes së njëjtës gjini, që u arrit në Australi në vitin 2017. 

penny wong dhe partnerja e saj sophie allouache

Sondazh

Poll