Bota

"Shuplakë për Perëndimin", Stojkoviç: Vuçiç nuk e arreston kurrë Radoiçiç, avokatin e tij e çoi si vëzhgues në zgjedhjet në Rusi

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së fundmi ka bërë thirrje për arrestimin e Radoiçiç, i cili është në kërkim nga Interpoli dhe i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

17 Mars 2024, 13:26 Nga r.ll
"Shuplakë për Perëndimin", Stojkoviç:
aleksander vucic dhe milan radoicic

SERBI- Avokati serb, Çedomir Stojkoviç tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk do ta arrestojë kurrë Milan Radoiçiç. Ky i fundit e ka pranuar se ishte përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Stojkoviç tha në një postim në "X" se Vuçiç jo vetëm që s’do ta arrestojë ish-kreun e Listës Serbe, por avokatin e tij, Goran Petronieviç, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi, konkretisht në rajonin e Krimesë.

“Vuçiçi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiç, por e dërgon avokatin e tij dhe të vetin në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit. Një shuplakë për Perëndimin nga motivi më primitiv.”, shkroi mes të tjerash Stojkoviç në “X”.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së fundmi ka bërë thirrje për arrestimin e Radoiçiç, i cili është në kërkim nga Interpoli dhe i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Çedomir stojkoviç

Sondazh

Poll