Bota

Stafi i lartë mbretërorë nuk është në kontakt me Kate: Pak njerëz e dinë se çfarë po ndodh!

Princesha e Uellsit, është në fazë rikuperim pas operacionit të saj abdominal që nga janari, por sipas atyre që punojnë për të, ajo nuk duket askund.

17 Mars 2024, 13:11 Nga M.B
Stafi i lartë mbretërorë nuk është në kontakt me
Kate Middleton

BRITANI- Stafi i lartë mbretëror i Kate Middleton nuk është në dijeni të procesit të saj të trajtimit pas operacionit. Princesha e Uellsit, është në fazë rikuperim pas operacionit të saj abdominal që nga janari, por sipas atyre që punojnë për të, ajo nuk duket askund.

“Disa nga anëtarët e stafit të Kate nuk kanë mundur ta shohin ose të flasin me të, dhe ata as nuk e dinin për operacionin derisa u bë publik, kështu që i ka kapur papritur”, ka thënë një burim për US Weekly.

Spekulimet e përhapura që u nxitën nga publikimi i një fotoje të ndryshuar të familjes Middleton javën e kaluar, shtynë njerëzit të hedhin pretendime jo vetëm për shëndetin e Middletonit, por edhe për vendndodhjen e saj, shkruan The New York Post. Sipas burimeve brenda Pallatit Kensington, Kate sapo ka filluar të ndajë me rrethin e saj të ngushtë detajet e operacionit të saj. Më tej, burimet pohojnë se stafi i princeshës nuk ishte në dijeni të operacionit të saj derisa ajo e kishte kryer.

“Vetëm disa njerëz e dinë çfarë po ndodh vërtet, dhe ata janë shumë droështrënguar në dhënien e informatave. Është konfuzuese dhe po shkakton disa shqetësime”, ka thënë një burim për mediat amerikane.

Burimi shtoi se Middleton ka pasur vetëm disa vizitorë, duke përfshirë mbretin e sëmurë me kancer, King Charles III dhe gruan e tij, Camilla.

“Kate ka thënë se ndihet mirë dhe duhet të shërohet dhe të rikuperohet pa këto spekulime të çmendura. As Kate as William nuk mendojnë se dosjet e saj mjekësore duhet të jenë për konsum publik. Ajo po përpiqet të mos i kushtojë vëmendje të gjitha thashethemeve, dhe William po bën më të mirën për ta mbrojtur atë, por është shqetësuese. Kjo ka qenë një kohë stresuese për William dhe Kate, por ata janë të fortë dhe po e përballojnë”, tha një burim.

kate middleton

Sondazh

Poll