Bota

VIDEO/ Zgjedhjet në Rusi, ushtarët e armatosur dhe të maskuar futen në dhomat e fshehta të votimit dhe kontrollojnë qytetarët

Për shumë qendra votimi në Rusi është raportuar për djegie të fletëvotimeve, por edhe të kutive.

17 Mars 2024, 09:57 Nga M.B
VIDEO/ Zgjedhjet në Rusi, ushtarët e armatosur dhe të maskuar
Ushtarët rusë

RUSIA- Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka postuar në platformën 'X' një video nga zgjedhjet në Rusi, ku votuesit shihen brenda dhomave të fshehta të kryerjes së procesit, kur papritur vizitohen nga ushtarë të maskuar që mbanin armë. Për shumë qendra votimi në Rusi është raportuar për djegie të fletëvotimeve, por edhe të kutive. Kandidatët të cilët konsideroheshin si të pavarur, Putin ka arritur t’i nxjerrë nga “loja”, me autoritetet që i cilësuan si të padëshirueshëm pasi kanë kritikuar hapur luftën në Ukrainë.

Ndërsa Rusia hyn sot në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale,mbështetësit e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny do të organizojnë një protestë simbolike në një aksion që ata e quajnë “Mesdita kundër Putinit”. 

zgjedhjet ne rusi

Sondazh

Poll