Aktualitet

Medaljet e arit për nxënësit ekselentë/ Tenderi i paracaktuar? Dokumentet zyrtare: 162 medalje të prodhuara brenda 24 orëve!

Praktikisht, objekti i tenderit për blerjen e këtyre medaljeve, duhet bërë nga ministria e Arsimit dhe Sportit.

17 Mars 2024, 11:50 Nga M.B
Medaljet e arit për nxënësit ekselentë/ Tenderi i
Medaljet

TIRANA- Për nxënësit ekselentë, që përfundojnë ciklin e mesëm të studimeve me 10-ta absolute, organizohet çdo vit një ceremoni e posaçme, ku ata nderohen me medalje të arta për arritjet e shkëlqyera në mësime. Praktikisht, objekti i tenderit për blerjen e këtyre medaljeve, duhet bërë nga ministria e Arsimit dhe Sportit. Nisur nga kjo për vitin shkollor 2022-2023, tender i medaljeve për nxënësit ekseletë u zhvillua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, një absurditet që ngre pikëpyetje dhe dyshime.

Bazuar në dokumente, sipas kodit të references, gara për këtë tender është hapur më 17 nëntor 2023. Por po të bësh një kontroll në sistemin elektronik të agjensisë së prokurimit publik, nuk ka asnjë gjurmë të hapjes së kësaj gare në këtë datë. Shpallja në buletinin e agjensisë prokurimit publik është bërë vetëm më 30.11.2023 me fond-limit rreth 24 mln lekë pa TVSH dhe afati për dhënien e ofertave është lënë po kjo datë. Si procedure, pas shpalljes së garës, Autoriteti Kontraktor vlerëson ofertat, dhe pas përzgjedhjes së më të përshtatshmes, ai cakton fituesin, por jo në këtë rast ku shpallja e fituesit që ka ofruar sa 98 për qind e fondit limit, është vënë në buletinin e datës 18. 12. 2023.

Një javë më vonë, në datën 26 dhjetor, është bërë edhe shpallja për lidhjen e kontratës. Në buletinin nr. 103 të datës 26 dhjetor 2023 rezulton se kontrata me kompaninë fituese është lidhur më 13 dhjetor 2023 që dmth, 5 ditë përpara se të shpallej fituese nga buletini zyrtar. Edhe pse fituese, sipas buletinit zyrtar, është shpallur më datë 18 dhjetor, shpërndarja e medaljeve është bërë më datë 19 dhjetor nga kryeministri Edi Rama, pra brenda 24 orëve ‘janë prodhuar’ plot 162 medalje të arta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴘɪʀᴀɴᴊᴀᴛ (@piranjatofficial)

“Të të korigjoj pak se më the është shpallur më datë 18 dhjetor. Buletini zyrtar është pubikuar në sistemin e prokurimit elektronik, fituesi është shpallur më datë 13 dhjetor. I kam njoftuar, është përgjegjësi totalisht e opertatorit që e ka marrë përsipër”, tha përfaqësuesja e DSHQ, Anxhela Kostandini.

Me këtë sqarim i bie që janë dashur 5 ditë për prodhurmin e 162 medaljeve të arit. Por a janë të mjaftueshme këto? Përfaqësuesit e kompanisë fituese, nga ana tjetër, sqarojnë se duhen 2 muaj kohë për prodhimin e 162 medaljeve ari. Përfaqësuesja e DSHQ, po ashtu mohoi që ky tender të jetë i paracaktuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴘɪʀᴀɴᴊᴀᴛ (@piranjatofficial)

medaljet per nxenesit ekselente

Sondazh

Poll