Bota

Shifrat e frikshme të UNRWA, një në tre fëmijë nën 2 vjeç përballen me kequshqyerje në Gaza

Spitalet në Gaza flasin për fëmijë që vdesin nga kequshqyerja dhe dehidrimi. Mbikëqyrësi ndërkombëtar i pasigurisë ushqimore, IPC pritet të publikojë së shpejti një raport mbi shtrirjen e krizës së urisë në Gaza. 

16 Mars 2024, 15:34 Nga S.N
Shifrat e frikshme të UNRWA, një në tre fëmijë nën
Foto Ilustrim

PALESTINË- Një në tre fëmijë nën moshën dy vjeç në Gazën veriore tani përballen me kequshqyerje akute dhe  janë në prag urie, tha sot agjencia kryesore e OKB-së që punon në enklavën palestineze UNRWA.

“Kequshqyerja e fëmijëve po përhapet me shpejtësi dhe po arrin nivele të paprecedentë në Gaza”, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Mesme (UNRWA) në një postim në mediat sociale.

Më shumë se pesë muaj pas fushatës izraelite ajrore dhe tokësore në Gaza, e shkaktuar nga një sulm i 7 tetorit nga Hamasi në Izraelin jugor, pjesa më e madhe e enklavës është kthyer në gërmadha dhe shumica e 2.3 milionë banorëve të saj janë zhvendosur dhe përballen me krizë të madhe humanitare.

Spitalet në Gaza flasin për fëmijë që vdesin nga kequshqyerja dhe dehidrimi. Mbikëqyrësi ndërkombëtar i pasigurisë ushqimore, IPC pritet të publikojë së shpejti një raport mbi shtrirjen e krizës së urisë në Gaza. Në dhjetor, ai kishte raportuar se ekzistonte rreziku i urisë. Që IPC të shpallë zi buke, të paktën 20% e popullsisë duhet të vuajë nga mungesa ekstreme e ushqimit.

krize ushqimore gaza unrwa

Sondazh

Poll