Bota

Ngarkesa me ndihma humanitare arrin në brigjet detare të Gazas

Kjo dërgesë shënon fillimin e një prove për të parë nëse rruga detare do të jetë më efektive se dërgesat ajrore dhe tokësore, dhe vjen pasi agjencitë kanë paralajmëruar se asnjë metodë tjetër nuk është aq efektive sa shpërndarja nga toka.

16 Mars 2024, 13:51 Nga N.F
Ngarkesa me ndihma humanitare arrin në brigjet detare të Gazas
Ndihmat

GAZA- Ngarkesa e radhës me ndihma humanitare është shkarkuar në brigjet detare të Gazas. Ngarkesa përfshinë 200 ton ushqime të nevojshme për Gazan, si fasule, miell, vaj, kripë, oriz, misër, dhe hurma.

Për mungesën e ndihmave ushqimore deri më tani agjencitë e ndihmës e kanë akuzuar Izraelin, akuzë kjo e cila është mohuar nga zyrtarët izraelit. Kjo dërgesë shënon fillimin e një prove për të parë nëse rruga detare do të jetë më efektive se dërgesat ajrore dhe tokësore, dhe vjen pasi agjencitë kanë paralajmëruar se asnjë metodë tjetër nuk është aq efektive sa shpërndarja nga toka.

Nëse ky mision detar konsiderohet i suksesshëm, anije të tjera ndihmash ka të ngjarë të pasojnë si pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të dërguar më shumë ndihma në Gazë. Ushtria izraelite të premten konfirmoi se anija e parë, e operuar nga shoqata bamirëse spanjolle Open Arms , kishte mbërritur dhe tha se ushtarët ishin vendosur për të siguruar zonën dhe për të kryer një inspektim sigurie.

Ushtria tha gjithashtu se dërgimi i ndihmave humanitare nga deti nuk përbën një shkelje të bllokadës detare prej vitesh të Gazës, e cila drejtohet që nga viti 2007 nga Hamasi. World Central Kitchen duhej të ndërtonte një bankinë në jugperëndim të qytetit të Gazës për të ofruar ndihmën.

gaza ndihma lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll