Bota

Tajani: Askush në NATO nuk po flet për përfshirje të drejtpërdrejtë në luftën Rusi-Ukrainë

Një gjë e tillë siç theksoi ai, do të nënkuptonte rrezikun e një konflikti bërthamor. Tajani tha për gazetën Milano se vetë NATO ka vedosur që Ukraian të mund të bëhet anëtare vetëm pas përfundimit të luftës me Rusinë.

16 Mars 2024, 15:14 Nga S.N
Tajani: Askush në NATO nuk po flet për përfshirje të
Antonio Tajani

ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani sqaroi rolin e Aleancës ushtarake NATO, në luftën ruso-ukrainase, duke thënë se askush në atë aleancë nuk po flet për përfshirje të drejtpërdrejtë në Ukrainë. Një gjë e tillë siç theksoi ai, do të nënkuptonte rrezikun e një konflikti bërthamor.

Tajani tha për gazetën Milano se vetë NATO ka vedosur që Ukraian të mund të bëhet anëtare vetëm pas përfundimit të luftës me Rusinë.

“Askush brenda NATO-s nuk ka folur ndonjëherë për ndërhyrje të menjëhershme ushtarake, ne e dimë shumë mirë se çfarë lloj pasojash mund të ketë një konflikt, i cili do të rrezikonte të shndërrohej në një konflikt bërthamor. Dhe shtoj: Vetë NATO ka vendosur që Ukraina do të mund të bëhet anëtare vetëm pas përfundimit të luftës, sepse me mundësinë e anëtarësimit të menjëhershëm do të detyroheshim të ndërhynim në favor të një vendi të Aleancës, i cili është nën sulm”, tha Tajani.

Kreu i diplomacisë italine tha se Italia po mbështet Ukrainën, e cila është sulmuar në kundërshtim me çdo rregull ndërkombëtar, por qëllimi nuk është që të lufta të zgjerohet.

“Ne kemi qëndruar në mbështetje të një vendi që është sulmuar në kundërshtim me çdo rregull ndërkombëtar. Është një vend i vendosur në portat e Evropës. Megjithatë, qëllimi ynë është të arrijmë paqen, jo ta zgjerojmë luftën. Dhe kjo është arsyeja pse ne po e ndihmojmë Ukrainën të durojë, pse ato nuk do të lihen vetëm, në mënyrë që të mund t'i japim fund armiqësive, pa pushtuar një vend tjetër. Por kjo nuk ka të bëjë, e them qartë, me ndërhyrjen tonë të drejtpërdrejtë”, shtoi ai.

antonio tajani nato italia

Sondazh

Poll